UBT News

Likaj thotë se ky vit shkollor ka përfunduar me sukses

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, tha se ky vit shkollor ishte i vështirë, por se bashkëpunimi me mësimdhënësit, prindërit, institucionet vendore, mundësoi që kjo periudhë të përfundojë me sukses.

“Po e përfundojmë sot periudhën e parë të vitit shkollor 2020/2021. Ishte një periudhë e vështirë dhe me shumë sfida, por bashkëpunimi i mirë i të gjithëve i mundësoi Kosovës që ta përfundojë me sukses këtë periudhë të vitit shkollor”, tha Likaj.

Likaj Prandaj falënderoi secilin nxënës, mësimdhënës, prind, por edhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në arsim dhe në udhëheqje, për përkushtimin dhe punën e madhe që është bërë gjatë kësaj kohe.

“Do të kemi një pushim pak më të gjatë se zakonisht për shkak të gjendjes pandemike. Por, jam i sigurt se mësimdhënësit do ta shrytëzojnë edhe këtë periudhë për t’i mbajtur të angazhuar nxënësit me detyra dhe aktivitete, në mënyrë që të kompenzohen orët e humbura. Duke ju dëshiruar shëndet e suksese, uroj që më 18 janar 2021, të kthehemi në shkollë në një situatë shumë më të mirë dhe të vazhdojmë mësimin e jetën normalisht”, tha tutje Likaj.

Exit mobile version