Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti i parë i Gjirit që regjistroi raste me linë e majmunëve. Edhe Republika Çeke dhe Sllovenia raportuan rastet e para të martën, duke iu bashkuar 18 vendeve që detektuan virusin jashtë bazës së saj të zakonshme në Afrikë.
Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.
Shpërthimi i lisë së majmunëve ndodhi në Evropë, Australi dhe Amerikë. Simptomat më të shpeshta janë ethe dhe skuqje – por infeksioni zakonisht është i butë.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyrtarët shëndetësorë njoftuan se i infektuari ishte një udhëtar që ka vizituar së fundmi Afrikën perëndimore dhe tani po merr trajtim mjekësor./UBTNews/