Prej disa ditësh, OBSH ka raportuar se janë hasur raste të lisë së majmunëve te njerëzit në disa shtete të botës.
Orët e fundit kjo sëmundje ka mbërritur edhe në Evropë kryesisht nga Spanja ku po testohen disa raste.
Sipas ekspertëve kjo lloj lije nuk është e zakontë, por ka simptoma të lehta.
Si t’i njihni simptomat?
Ky virus i rrallë shkakton temperaturën, puçrra të vogla të kuqe, shkakton lodhje, dhimbje muskulare apo dhimbje koke.
Një ndër simpatomat më të dhimbeshme sipas ekspertëve është shfaqja e puçrrave të vogla të kuqe në lëkurë.
Ndër simptomat e rralla të këtij virusi janë të vjellat dhe diarrea e vahzdueshme apo problemet me sytë që mund të çojnë deri në verbim.
Sipas ekspertëve pjesa më e madhe e personave shërohet në pak javë pas infektimit dhe vetëm 3.3% e rasteve mund të kenë rrezikshmëri apo vdekje.
Si transmetohet lija e majmunëve?
Ky virus përhapet përmes kontaktit të ngushtë, kryesisht tek kafshër, por edhe tek njerëzit.
Këtu futet edhe kontakti i lëkurës, lëngjeve trupore apo nga çarcafët, rrobat apo sende të tjera personale të kontaminuara më parë.
Një studim i vitti 2013 nga Qëndra kombëtare e Kërkimit në SHBA tregon se lija e majmunëve mund të qëndrojë në ajër në një ambient të mbyllur edhe për 90 orë.
Vendet që kanë raportuar raste dhe po merren me evakuimin e këtyre pacientëve deri tani janë Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Amerika./AgroWeb