UBT News

Lihet në paraburgim i dyshuari që deshi me 40 mijë euro të ndërhyjë në një proces gjyqësor

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim A.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “ushtrimi i ndikimit”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 17 mars 2023 në Prishtinë, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e gjyqtarit dhe prokurorit lidhur me lirimin e një personi.

“Në atë mënyrë që pas arrestimit të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit G.Z., prej të cilit ka kërkuar 40.000 euro para, që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtar e prokuror për ta liruar nga paraburgimi të pandehuri E.S., i cili gjendej në Q.P.Gj sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se do të ketë kryer veprën penale ‘fajdeja’ nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së dhe veprën penale ‘shmangia nga tatimi’ nga neni 307 paragrafi 3 të KPRK-së edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Exit mobile version