UBT News

Ligjvënësit japonezë planifikojnë ndalimin e TikTok-ut

Një grup ligjvënësish japonezë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) planifikon të përpilojë një propozim muajin e ardhshëm duke i kërkuar qeverisë të ndalojë shërbimet e rrjeteve sociale si TikTok nëse ato përdoren për fushata dezinformuese, tha një ligjvënës i LDP-së të hënën.

Shumë ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Biden të ndalojë aplikacionin e njohur të mediave sociale në pronësi kineze, duke pretenduar se aplikacioni mund të përdoret për mbledhjen e të dhënave, censurimin e përmbajtjes dhe dëmtimin e shëndetit mendor të fëmijëve.

“Nëse verifikohet se një aplikacion është përdorur qëllimisht nga një palë e caktuar e një vendi të caktuar për operacionet e tyre për të influencuar me keqdashje … duhet të merret parasysh ndalimi i menjëhershëm i shërbimit”, tha Norihiro Nakayama për Reuters në një intervistë.

Në Japoni, përdorimi i TikTok dhe shërbimeve të tjera të rrjeteve sociale (SNS) janë të ndaluara në pajisjet qeveritare që trajtojnë informacione konfidenciale./UBTNews/

Exit mobile version