Ligjvënësit gjermanë votuan të premten pro heqjes së shumicës të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit, pavarësisht nga një rritje e infeksioneve, me pothuajse 300 mijë raste të reja të raportuara ditore.
Me masat e reja, nuk do të kërkohen maskat në mjedise publike duke filluar që nga e diela. Vizitorëve në shtëpitë e të moshuarve gjithashtu do t’u kërkohen testet negative për COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Gjermani u raportuan 297 mijë e 845 raste të reja me COVID-19 dhe 226 raste të vdekjes.
Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach mbrojti heqjen e kufizimeve./UBTNews/