UBT News

Ligjvënësi koreano-jugor: Koreja e Veriut dërgoi 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje

Sipas një ligjvënësi të Koresë së Jugut, i cili së fundmi vizitoi Ukrainën, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje, me një dërgim të tretë të mundshëm të trupave.

Siç raporton “Yonhap News”, ligjvënësi Yu Yong-weon nga Partia e Pushtetit Popullor në pushtet citoi informacionin e marrë nga shefi i inteligjencës së mbrojtjes të Ukrainës, Kyrlylo Budanov, gjatë vizitës së tij në Ukrainë muajin e kaluar.

Ka rreth 3.500 ushtarë të Koresë së Veriut që po kalojnë trajnime të përshtatjes në terren në pesë vende në Lindjen e Largët të Rusisë dhe ekziston mundësia e një dislokimi të tretë. Grupi i dytë i trupave (koreano-veriore) është afër 1.500 ushtarë dhe ata tashmë janë vendosur pranë rajonit Kursk të Rusisë pas përfundimit të përshtatjes“, tha Yu.

Në muajin janar, Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut pretendon se të paktën 300 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe 2.700 të tjerë u plagosën në luftimet me Ukrainën.

Në muajin tetor, Pentagoni tha se Koreja e Veriut dërgoi rreth 10 mijë trupa në Rusinë lindore.

Pheniani deri më tani ka qëndruar në heshtje edhe pas raportimeve për vdekje dhe plagosje të supozuara mes trupave të tij në Rusi.

Exit mobile version