UBT News

Ligji rus që ndëshkon këdo që ‘diskrediton’ ushtrinë është afër miratimit

Një ligj i ri që ndalon përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse është një hap më afër miratimit.

Dhoma e ulët e parlamentit ka dhënë dritën jeshile për legjislacionin, i cili do t’u jepte autoriteteve të drejtën për të konfiskuar pronat nga njerëzit që dënohen për përhapjen e qëllimshme të lajmeve të rreme për ushtrinë.

Ky ligj do të zbatohet gjithashtu edhe për këdo që është fajtor për “diskreditimin” e forcave të armatosura, për këdo që bën thirrje për sanksione kundër Rusisë dhe për ata që janë fajtorë për nxitjen e aktivitetit ekstremist.

Nëse miratohet nga dhoma e lartë e parlamentit dhe Vladimir Putin, ligji do t’i jepte shtetit fuqinë për të sekuestruar pronat e rusëve që janë larguar nga vendi dhe kanë kritikuar luftën në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë do të mbledhë para nga qiraja./UBTNews/

Exit mobile version