UBT News

​Ligji që miraton aderimin e Suedisë në NATO botohet në Gazetën Zyrtare të Turqisë

Ligji i miratuar nga parlamenti turk që aprovon anëtarësimin e Suedisë në NATO u botua në Gazetën Zyrtare të Turqisë të enjten, duke finalizuar ratifikimin, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nënshkroi dekretin presidencial për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake dhe miratoi protokollin përkatës. Tashmë ligji ka hyrë në fuqi.

Asambleja e Madhe Kombëtare ratifikoi të martën anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro dhe 55 pro.

Pranimi i një anëtari të ri kërkon mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe Hungaria është tani i vetmi aleat që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fillim të atij viti. Finlanda iu bashkua aleancës si anëtari i saj i 31-të në prill 2023. /AA

Exit mobile version