Më 8 korrik 2025, në kuadër të Akademisë Verore, të organizuar nga Fakulteti Juridik i UBT-së, punimet kanë vazhduar me një ligjëratë të veçantë nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Av. Besnik Berisha.
Ai mbajti një leksion interaktiv me temën: “E Drejta Penale në Praktikë – Roli i Avokatit Mbrojtës dhe Sfidat Procedurale”, ku ndau përvojën e tij shumëvjeçare si avokat dhe diskutoi me studentët raste konkrete nga praktika gjyqësore në Kosovë.
Ligjërata u karakterizua nga një debat dinamik, pyetje të shumta nga studentët dhe këshilla profesionale që lidhen me përgatitjen dhe përfaqësimin efektiv në procedurat penale, duke ofruar një përvojë të vlefshme praktike për pjesëmarrësit.