UBT News

Liga Arabe ‘mbështet plotësisht’ padinë që e ngriti Afrika e Jugut kundër Izraelit në GJND

Liga Arabe, një organizatë rajonale e përbërë nga 22 vende arabe me seli në Egjipt, njoftoi të enjten se “mbështet plotësisht” padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën më të lartë të OKB-së.

“[Lidhja Arabe] mbështet plotësisht padinë e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për akuzat për kryerjen e krimeve të gjenocidit dhe shkeljen e Konventës së vitit 1948 për Parandalimin e Krimit të Gjenocidit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

“Falënderoj Afrikën e Jugut dhe qeverinë e saj për këtë qëndrim parimor që vë moralin dhe vlerat njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër”, shtoi Gheit./UBTNews/

Exit mobile version