Deputeti izraelit, Avigdor Lieberman ka bërë thirrje që të gjitha ndihmat humanitare për Gazën të ndalen.
“Nuk është detyra jonë të kujdesemi për përpjekjet humanitare civile në Gaza, kundër atyre që vranë dhe rrëmbyen brutalisht djemtë dhe vajzat tona”, shkroi ai në X.
“E vetmja marrëveshje që duhet të jetë në fuqi me Gazën është ndalimi i të gjitha transferimeve të ndihmave humanitare, pajisjeve, karburantit, energjisë elektrike dhe ujit dhe lënia e lirisë operacionale të veprimit për [forcat izraelite] në mënyrë që të parandalohet intensifikimi i ri i ushtrisë”./UBTNews/