Në larminë e sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e njeriut ndodh që ky i fundit të përballet njëkohësisht me diabetin, por edhe me problemet me tiroiden.
Ekspertët konfirmojnë se njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, 2, rezistenca ndaj insulinës apo sindroma metabolike mund të jenë dyfish të rrezikuar nga problemet me tiroiden dhe anasjelltas.
Ndërlidhja mes të dyja sëmundjeve është më e fortë nëse njeriu është mbipeshë apo obez.
Sëmundjet e tiroides dhe sheqernat në gjak
Hormonet dhe tiroidja luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e proceseve biologjike në organizëm.
Tiroidja ndërhyn tek metabolizmi dhe mund të tjetërsojë nivelet e sheqernave në gjak duke rritur rrezikun e shfaqjes së diabetit.
Tek diabetikët, kjo gjendër gjithashtu vështirëson edhe mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.
Ekspertët konfirmojnë se hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi kanë lidhje direkte me nivelet në rritje të glukozës në gjak.
Ata besojnë se sëmundja e tiroides mund të nxisë nivelet e larta kronike të sheqerit në gjak.
Këto të fundit nxisin sindromën metabolike ose siç njihet ndryshe gjendjen e para-diabetit.
Nëse kjo gjendje nuk trajtohet mund të transformohet në diabet të tipit 2.
Sëmundjet e tiroides dhe insulina
Diabeti mund të tjetërsojë nivelet e hormoneve të tiroides.
Insulina, thonë ekspertët, imiton veprimet e hormoneve dhe ul prodhimin e tyre nga tiroidja.
Insulina bën edhe të kundërtën e veprimit të hormoneve duke rritur nivelin e tyre.
Hipertiroidzmi përshpejton metabolizmin dhe përpunimin e insulinës prej tij.
Hypotiroidizmi bën të kundërtën duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Parandalimi dhe mbajtja nën kontroll e sëmundjeve
Njerëzit e diagnostikuar me sëmundje të tiroides apo diabet duke të angazhohen në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.
Nëse njeriu i prekur nga sëmundjet e tiroides është i vëmendshëm ndaj nivelit të glukozës në gjak, ai do të jetë në gjendje të parandalojë diabetin dhe anasjelltas.
Sëmundjet e tiroides mund të luhasin ndjeshëm nivelet e insulinës dhe vështirësojnë mbajtjen nën kontroll të saj.
Ekspertët thonë se ushqyerja e shëndetshme dhe medikamentet për hormonet dhe sheqernat në gjak janë thelbësore.
Nëpërmjet tyre, njeriu mund të parandalojë komplikacione afat-gjatë të të dyja sëmundjeve./AgroWeb.org