Lidhja e Historianëve të Kosovës – dega në Deçan ka kërkuar edhe njëherë nga kryeministri Avdullah Hoti, publikimin e marrëveshjes së arritur për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës – dega në Deçan, Shkodran Imeraj, konsideron se kjo marrëveshje është e dëmshme.
“Ne mendojmë se marrëveshja siç u tha edhe në media, e cila është negociuar nga kryeministri Hoti, ne e përsërisim kërkesën tonë që ta publikojë në tërësi këtë marrëveshje. Deçani duhet ta mësojë të vërtetën. Nuk ka të drejtë as Qeveria e Kosovës, as komuna e Deçanit, as misioni i BE-së në Prishtinë as OSBE-ja, të negociojë marrëveshje të dëmshme për qytetarët e në favor të Manastirit”, deklaroi ai./UBTNews