UBT News

Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides

Ndërlidhja e ngushtë e çdo pjese të trupit është po aq misterioze sa edhe e mahnitshme, bëhet fjalë për një rrjet të tërë biokimik që e mban njeriun në këmbë dhe funksional.

Një prej pjesëve më thelbësore të organizmit është gjendra tiroide e cila ndonëse është e shkëputur nga truri dhe stomaku, ka ndikim në funksionalitetin e tyre.

Shëndeti i tiroides nis nga stomaku – Tiroidja është e lidhur ngushtë me sistemin imunitar dhe ndikon fort në shëndetin mendor.

Ajo me stomakun kanë marrëdhënie të ngushtë, le të marrim shembullin e anemisë që është shenjë fillestare e hipotiroidizmit

Një prej arsyeve pse anemia shoqërohet me probleme me tiroiden ka të bëjë fillimisht me nivelin e ulët të aciditetit në stomak.

Acidi i stomaku luan dy role kritike që ndikojnë në shëndetin e tiroides. Acidi ndihmon në tretjen dhe shpërbërjen e ushqimit si dhe shpërndarjen e ushqyesve nëpër qeliza.

Këtu përfshihen edhe qelizat e tiroides, ato kanë nevojë për selenium, zink, vitaminë C dhe shumë më tepër. Acidi i stomakut shkatërron bakteret dhe viruset që hynë në trup nëpërmjet gojës. Ai pengon rrugëtimin e baktereve drejt gjakut dhe minimin e sistemit imunitar.

Kur niveli i acidit në stomak është tepër i ulët, nisin problemet me tretjen dhe jo vetëm. Kur ushqimet nuk treten siç duhet, qelizat nuk marrin ushqyesit e nevojshëm gjë që ndikon në funksionin e shumë pjesëve të trupit përfshirë tiroiden.

Si të përmirësoni nivelin e acidit në stomak?

Përmirësimi i niveleve të acidit në stomak është diçka e lehtë dhe zgjidhjet gjenden në kuzhinë, në mëngjes mund të tresni dy lugë gjelle me lëng të freskët limoni në një gotë me ujë të ngrohtë e ta pini esëll. Një alternativë tjetër është të tresni një lugë gjelle uthull orgnike molle. /UBT News/

 

Exit mobile version