Lufta në Sudan mund të përhapet përtej kufijve të vendit verilindor të Afrikës nëse nuk ndalet, tha shefi i ushtrisë sudane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa u bëri thirrje liderëve botërorë që të shpallin forcën paraushtarake rivale si një grup terrorist.
“Natyra e kësaj lufte tani paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. … Kjo është si shkëndijë e luftës, një luftë që do të përhapet në vendet e tjera të rajonit”, tha shefi i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah Burhan.
Sudani u zhyt në konflikt në muajin prill kur tensionet u përshkallëzuan midis ushtrisë, të udhëhequra nga Burhan, dhe Forcave rivale të Mbështetjes së Shpejtë, të komanduara nga Mohamed Hamdan Dagalo./UBTNews/