UBT News

Lideri turk i opozitës e akuzon Rusinë për konspiracion dhe gënjeshtra

Kemal Kılıçdaroğlu, lideri turk i opozitës, i cili po shpreson ta marrë postin e presidentit, e akuzoi Rusinë për shpërndarje të konspiracionit dhe gënjeshtrave para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në funjdavë.

“Ju jeni pas montazheve, komploteve, falsifikimeve të thella dhe kasetave që u ekspozuan dje në këtë vend”, deklaroi ai pa dhënë detaje.

“Nëse doni ta vazhdoni miqësinë pas 15 majit, hiqni duart nga shteti turk. Ne jemi për bashkëpunim dhe miqësi”, deklaroi ai.

Deklaratat e tij erdhën disa orë pas atyre të kandidatit opozitar, Muharrem İnce, i cili njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale./UBTNews/

Exit mobile version