Lideri suprem i Iranit, Alhi Khamenei të martën tha se nëse “mizoritë” kundër Gazës vazhdojnë, “myslimanët dhe forcat e rezistencës mund të humbasin durimin” dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i parandalojë veprimet e tyre.
“Bota është dëshmitare e spastrimit etnik të kryer nga regjimi sionist”, tha ai gjatë një fjalimi në Teheran.
Izraeli ka pohuar se po bën përpjekje për të minimizuar viktimat civile duke paralajmëruar civilët të largohen nga pjesa veriore e Gazës, por numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara nga ministria palestineze e shëndetësisë është rreth 3 mijë./UBTNews/