Kryeministri slloven, Robert Golob u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev të premten.
Golob i tha Zelenskyt se Sllovenia do të kontribuojë në rimëkëmbjen e Ukrainës pas luftës, veçanërisht të qytetit të çliruar të Iziumit në rajonin verilindor të Kharkivit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene në Twitter.
Udhëheqësi slloven diskutoi edhe rreth rrugëtimit të Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal./UBTNews/