Një grup për të drejtat e grave në Poloni u ka kërkuar njerëzve të protestojnë pasi lideri i partisë në pushtet deklaroi se niveli i ulët i lindjeve në Poloni është shkaktuar pjesërisht nga gratë e reja që konsumojnë shumë alkool.
Politikanët e opozitës, aktivistët dhe personazhet e famshme e akuzuan Jaroslaw Kaczynskin, se ai është vetë pjesërisht përgjegjës për nivelin e ulët të lindjeve në vendin e Evropës Qendrore me 38 milionë banorë.
Në veçanti, kritikët thanë se rritja e kufizimeve për abortin ka dekurajuar disa gra që të mbesin shtatzënë. Të tjerë potencuan vështirësinë që të rinjtë kanë në rritjen e familjeve në kushtet e inflacionit që po arrin afro 18%.
Një grup për të drejtat e grave reagoi kundër komenteve të Kaczynskit dhe u bëri thirrje njerëzve të protestojnë para shtëpisë së tij në Varshavë më 28 nëntor, në 104-vjetorin e fitimit të së drejtës së votës në Poloni./UBTNews/