Lideri opozitar i Izraelit, Yair Lapid i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të japë dorëheqje. Sipas tij, lideri izraelit e ka humbur besimin e publikut.
Kjo është hera e parë që ai i ka kërkuar Netanyahut dorëheqjen që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
“Netanyahu s’mund të jetë kryeministër i Izraelit. Na duhet rimëkëmbje kombëtare qeveritare… ai duhet të largohet. S’mund t’ia lejojmë vetes të kemi një kryeministër i cili e ka humbur besimin e publikut, varësisht nga pikëpamja sociale apo e sigurisë. Vetëm institucionet e mbrojtjes po i drejtojnë gjërat siç duhet. Kjo qeveri është jofunksionale. Ne duhet të ndryshojmë qeverinë”, deklaroi ai.
Megjithatë ai shtoi se nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhje./UBTNews/