“Ne nuk duam asnjë çizme të huaj ushtarake në tokën maldive… Unë ua premtova këtë popullit të Maldiveve dhe do ta mbajë premtimin që e dhashë që nga dita e parë”.
Mohamd Muizzu, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar, u kërkoi trupave indiane të largohen nga vendi.
Presidenti i zgjedhur, i cili do të betohet gjatë muajit nëntor, i tha BBC-së në një intervistë ekskluzive se ai takoi ambasadorin indian disa ditë pas fitores së tij dhe “i tha atij shumë qartë se çdo personel i vetëm ushtarak indian këtu duhet të largohet”.
Maldivet kanë qenë prej kohësh nën sferën e influencës së Indisë dhe kërkesa e Muizzut mund të shkaktojë tensione diplomatike midis Malé dhe Delhit./UBTNews/