Avokati francez i një aktivisti të burgosur të të drejtave të njeriut në Emiratet e Bashkuara Arabe paraqiti të martën një ankesë për tortura kundër presidentit të ri të Interpolit, gjeneralmajor Ahmed Nasser al-Raisi.
Kjo ndërsa al-Raisi bëri vizitën e tij të parë në selinë e agjencisë ndërkombëtare të policisë në qytetin francez të Lionit, transmeton UBT News,
William Bourdon, avokati që mbronë aktivistin e të drejtave të njeriut dhe blogerin e Emirateve, Ahmed Mansour, tha se ai e paraqiti ankesën kundër al-Raisit në një gjykatë në Paris sipas parimit të juridiksionit universal.
I burgosuri, Mansour, po vuan një dënim 10-vjeçar në Emiratet e Bashkuara Arabe për akuzat “fyerje të statusit dhe prestigjit të Emirateve të Bashkuara Arabe” dhe drejtuesve të vendit, në media sociale.
Në një rast tjetër, avokatët e dy britanikëve që kishin akuzuar al-Raisin për torturë paraqitën një kallëzim penal me gjyqtarët hetues të Njësisë së Specializuar Gjyqësore për Krimet kundër Njerëzimit dhe Tribunalit të Parisit për Krime Lufte.
Al-Raisi u zgjodh për një mandat katër-vjeçar si president i Interpolit në nëntor. Ai është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut për përfshirje në tortura dhe ndalime arbitrare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar akuzat kundër tij./UBTNews/