Një nga liderët e bandës më të fuqishme në Haiti, 400 Mawozo, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrabandë armësh dhe rrëmbimin e qytetarëve amerikanë.
Germine Joly, i njohur si Yonyon, u dërgua me një aeroplan të FBI në Uashington të martën, thanë autoritetet haitiane. Ai ishte në burg në Haiti për disa vjet para ekstradimit të tij.
Banda e Jolyt ishte përgjegjëse për rrëmbimin e vitit të kaluar të 17 misionarëve të krishterë, të cilët u mbajtën peng për dy muaj.
Javën e kaluar, 400 Mawozo rrëmbeu edhe një diplomat nga Republika dominikane./UBTNews/