UBT News

Lideri çeçen thotë se do ta ndihmojë Moskën “drejt fitores përfundimtare”

Head of the Chechen Republic Ramzan Kadyrov attends a military parade on Victory Day, which marks the 77th anniversary of the victory over Nazi Germany in World War Two, in the Chechen capital Grozny, Russia May 9, 2022. REUTERS/Chingis Kondarov

Lideri çeçen pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov ka ritheksuar se luftëtarët çeçenë në Ukrainë do të ndihmojnë Moskën të luftojë deri në arritjen e fitores përfundimtare.

Gjatë një vizite në Kremlin sot, Kadyrov i tha Putinit që “ne në Republikë po kalojmë shumë mire, falë jush”.

Kadyrov i tha presidentit rus: “Luftëtarët e republikës çeçene do të shërbejnë me sukses në zonën operative ushtarake, ne jemi duke përmbushur të gjithë urdhërat e juaja dhe synojmë të arrijmë deri në fitoren përfundimtare. Banorët e rajonit plotësisht mbështesin operacionin e veçantë ushtarak dhe e konsiderojnë të nevojshëm për të arritur qëllimet dhe objektivat e tij”.

Kadyrov është akuzuar nga grupe ndërkombëtare se ka shkelur dhunshëm të drejtat e njeriut në vend të tij dhe përtej.

Ai udhëheq forcat paramilitare që i shërbejnë atij me shumë besnikëri./UBTNews/

Exit mobile version