Udhëheqësi i Çeçenisë i ka bërë thirrje presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan që të rishqyrtojë ndihmën ndaj Ukrainës për të shpëtuar luftëtarët e mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.
Në një postim në kanalin e tij Telegram, Ramzan Kadyrov i tha Erdoganit të mos e lërë veten të mashtrohet nga “kriminelët që duan të shmangin gjyqin dhe dënimin e merituar, me ndihmën tuaj”.
Duke folur për regjimentin Azov të Ukrainës, Kadyrov tha“Këta janë vrasës dhe ateistë, të cilët tani duan t’ju paraqesin si viktima të pafajshme të agresionit rus”./UBTNews/