UBT News

“Liderët evropianë po e vizitojnë Izraelin në shenjë mbështetjeje, jo për të bërë thirrje për armëpushim”

Liderët evropianë po e vizitojnë Izraelin jo për të bërë thirrje për armëpushim, por për të treguar se janë në anën e Izraelit, deklaroi Abdelhamid Siyam, profesor i shkencave politike dhe studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Rutgers.

“Liderët evropianë do të shkojnë në rajon me dy mesazhe. Së pari, ata duan të shfaqin mbështetje ekstreme për Izraelin, mbështetje të pakufizuar pavarësisht se çfarë bën Izraeli. Së dyti ata duan të lirohen pengjet dhe të flasin për korridor humanitar. S’ka qenë kurrë kështu. Izraeli po vepron pa konsideratë për ligjin ndërkombëtar. Ata po kryejnë krime lufte para çdokujt dhe këta liderë as nuk kanë bërë thirrje për armëpushim. Është e paprecedentë”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version