Takimi i liderëve evropianë të enjten do të fokusohet në thirrjen për ‘pauzë humanitare’ në luftën e Izraelit me Hamasin.
Pas disa ditësh negociatash, në samit do të kërkohet “qasje e vazhdueshme, e shpejtë, e sigurt dhe e papenguar humanitare, si dhe ndihmë për të arritur ata në nevojë përmes të gjitha masave të nevojshme, duke përfshirë edhe pauzën humanitare”, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Deklarata e cila ende mund të ndryshojë kur udhëheqësit të takohen në Bruksel, nuk i plotëson kërkesat e Kombeve të Bashkuara për “armëpushim”.
Blloku prej 27 anëtarësh po lufton për unitet dhe ndikim përballë krizës që ka përfshirë Lindjen e Mesme qëkur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit më 7 tetor./UBTNews/