Liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë zhvilluar takim para seancës së përbashkët të parlamenteve që po mbahet në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim shefin ekzekutivit shqiptar, Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
E para që mbërriti në Kuvendin e Kosovës ishte Spiropali e cila fillimisht zhvilloi takim me Konjufcën.
Më vonë, ndaras mbërritën Kurti e Rama.
Të dy kuvendet janë mbledhur sot në Prishtinë ku në fokus të diskutimeve është e ardhmja evropiane e të dy vendeve.