UBT News

Liderët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Izrael “për të shprehur solidaritetin”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mbërritën në Izrael të premten.

Von der Leyen shkroi në “X” se ajo ka shkuar në Izrael “për të shprehur solidaritetin me popullin izraelit pas sulmit të tmerrshëm terrorist të Hamasit”.

Edhe Mestola shkroi në Twitter: “Ne jemi këtu me një mesazh solidariteti pas sulmit më të keq terrorist që Izraeli ka përjetuar në breza”.

“Terrori nuk do të mbizotërojë. Mënyra se si ne reagojmë ka rëndësi”, tha Metsola. “Ne mund – ne duhet – të ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë atë që mundemi për të zbutur pasojat humanitare”./UBTNews/

Exit mobile version