UBT News

Liderët botërorë urojnë Bidenin

Liderët botërorë kanë mirëpritur administratën e re të presidentit amerikan, Joe Biden, që shënon fundin e presidencës së Donald Trump, ku ishin refuzuar bashkëpunimet multilaterale në çështjet globale.

Biden nënshkroi dhjetëra urdhra ekzekutivë në ditën e parë, përfshirë edhe marrëveshjen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), meqë në kohën e ish-presidentit Trump, ShBA ishte tërhequr nga kjo organizatë.

Liderët përreth botës mezi po presin të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i zgjidhur çështjet globale, përfshirë edhe pandeminë dhe ndryshimin klimatik./UBTNews

Exit mobile version