Liderët botërorë nuk ishin të përgatitur për rritjen e luftës kibernetike në vitet e ’90-ta dhe ende edhe sot ata duhet të jenë vigjilentë, sipas një autori i cili po i gjurmon kërcënimet online.
Matt Potter, autori i “We Are All Targets”, në një intervistë për ABC News Live, foli rreth librit dhe në lidhje me atë se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore u kapën në befasi nga sulmet kibernetike në fund të viteve të ’90-ta.
“Një gjë interesante është se lufta kibernetike në vete… nuk e ka efektin e njëjtë sikurse një bombë”, tha ai mes tjerash për ABC News.
Sipas tij, sulmet kibernetike u shfaqën sërish me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kishte shumë raportime se forcat ruse i hakeruan sistemet kritike të Ukrainës, përfshirë edhe linjat energjetike.
Ai tha se efekti kryesor i sulmeve kibernetike është të shpërndajë dhe mbjellë dyshime brenda një qeverie apo organizate ushtarake për të cilat duhet kohë dhe burime.
Potter ishte kritik ndaj liderëve botërore në fund të viteve të ’90-ta për mungesën e ndërgjegjësimit sa i përket sulmeve kibernetike dhe kriminelëve./UBTNews/