Kancelarja gjermane, Angela Merkel është në mesin e liderëve botërorë që u vaksinuan kundër COVID-19.
Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden mori dozën e dytë të vaksinës BioNTech-Pfizer në janar. Deri në mesin e muajit prill, rreth 120 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën së paku një dozë të vaksinës. Ndërsa mbi 70 milionë i kanë marrë të dy dozat.
Benjamin Netanjahu
Edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka marrë vaksinën BioNTech-Pfizer. Deri në mesin e muajit prill, rreth 53% e popullsisë 9.3 milionëshe të Izraelit ka marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer.
Narendra Modi
Kryeministri indian, Narendra Modi mori vaksinën indiane Covaxin COVID-19 në fillim të marsit. India është në vendin e dytë në botë për nga numri i rasteve me COVID-19.
Boris Johnson
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mori vaksinën AstraZeneca në mars. Kjo vaksinë është në qendër të polemikave. Disa vende pezulluan përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut.
Joko Widodo
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo mori vaksinën Sinovac. Dozën e dytë të kësaj vaksine antiCOVID e mori më 27 janar gjatë një transmetimi direkt në televizion. Qeveria synon t’i vaksinojë 181.5 milionë njerëz deri në vitin e ardhshëm.
Jean Castex
Kryeministri francez, Jean Castex mori vaksinën AstraZeneca në po të njëjtën ditë sikurse Johnson. Vaksinën e mori gjatë një transmetimi direkt në televizion për të rritur besimin në këtë vaksinë.
Scott Morrison
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison mori vaksinën BioNTech-Pzifer. Ai pohoi këtë muaj se Australia ka tejkaluar Gjermaninë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe Japoninë për nga shpërndarja e vaksinave.
Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk, Tayyip Erdogan mori vaksinën kineze Sinovac në një transmetim direkt në televizion, në muajin janar./UBTNews