UBT News

Liderët botërorë kujtojnë “një njeri të sjellshëm dhe të denjë” që punoi për “të sjellë ekuilibër” në botë

US Secretary of State Antony Blinken speaks during a trilateral meeting with South Korean Foreign Minister Park Jin and Japanese Foreign Minister Yoshimasa Hayashi at the G-20 Foreign Ministers Summit in Nusa Dua, on Indonesia's resort island of Bali on July 8, 2022. (Photo by Stefani Reynolds / POOL / AFP) (Photo by STEFANI REYNOLDS/POOL/AFP via Getty Images)

Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore në Nara.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Japonia “ka humbur një kryeministër të mrekullueshëm”.

“Në emër të popullit francez, i shpreh ngushëllime autoriteteve japoneze dhe popullit japonez pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe. Japonia ka humbur një kryeministër të mrekullueshëm që ia dedikoi jetën vendit të tij dhe u angazhua për të sjellë balancë në këtë botë”, shkroi në Twitter ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se vdekja e Abe-s është shokuese dhe e përshkroi atë si lider vizionar dhe partner të jashtëzakonshëm, i cili ngriti raportet ShBA-Japoni në tjetër nivel.

“Është thellësisht shokues lajmi, është gjithashtu një humbje e fortë personale për kaq shumë njerëz”, tha Blinken të premten.

Edhe një numër i ish-udhëheqësve që punuan me Abe gjatë kohës së tij si kryeministër japonez shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre.

Ish-kryeministri britanik, David Cameron tha se Abe ishte “një mik i mirë personalisht, një partner i fortë për Mbretërinë e Bashkuar dhe një njeri tërësisht i sjellshëm dhe i denjë”.

Ish-udhëheqësi i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai “do të kujtojë gjithmonë Shinzo Abe dhe do të vlerësojë miqësinë tonë të thellë”, ndërsa Nicolas Sarkozy, ish-kryeministri francez, e quajti atë “një lider i madh që la gjurmë në Japoni”./UBTNews/

Exit mobile version