Liderët botërorë po e akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pasi forcat ruse sulmuan një termocentral bërthamor në Ukrainë. Zjarri shpërtheu në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë.
Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë kapur centralin.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të ndalen menjëherë”./UBTNews/