Princi Harry i Britanisë do të publikojë librin e tij të kujtimeve në janar të vitit të ardhshëm, njoftoi të enjten shtëpia botuese e librit. Libri që mban titullin “Spare”, do të publikohet në janar të vitit 2023.
“Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë historinë jashtëzakonisht personale dhe emocionalisht të fuqishme të Princit Harry, Dukës së Sussex”, shkroi Penguin Random House në Twitter.
Në libër përshkruhet jeta e princit që prej vdekjes së nënës së tij, princeshës Diana 25 vjet më parë./UBTNews/