UBT News

Libri i Britney Spears më i shituri në javën e dytë të publikimit

“Woman In Me” e Britney Spears mbeti libri më i shitur në vend në javën e dytë të botimit, megjithëse ritmi i shitjeve ka rënë ndjeshëm.

Artistja shiti pak më shumë se 132 mijë kopje javën e kaluar, sipas Circanas. Një javë më parë “Woman In Me” shiti më shumë se 400 mijë kopje fizike.

Kritikët e kanë lavdëruar Spears për një rrëfim bindës të jetës dhe karrierës së saj të trazuar, me The New York Times që ka shkruar se “është pothuajse e pamundur të dalësh prej saj pa ndjeshmëri dhe zemërim të vërtetë në emër të Spears”./UBTNews/

Exit mobile version