Ka nisur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.
Në këtë mbledhje do të diskutohet lidhur me liberalizimin e vizave. Mirëpo mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura për medie, ndërsa pas përfundimit pritet të ketë konferencë për media.