UBT News

Liberalizimi i vizave, Gërvalla: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ditën e sotme kur Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e ka quajtur ditë gëzimi. Ajo ka falënderuar anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare.

“Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në. Sot Parlamenti Evropian më fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Exit mobile version