Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib tha të dielën se qeveria po punon me grupin Hezbollah dhe atë palestinez në Liban për të parandaluar luftën.
“Jemi në bisedime me Hezbollahun dhe organizatat e tjera palestineze për të parandaluar luftën, dhe ne duam që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i bëjnë presion Izraelit të mos fillojë luftën”, i tha ai CNN-it.
Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha të premten se “të gjitha skenarët” janë të mundshëm në kufirin Liban-Izrael, teksa paralajmëroi Izraelin kundër eskalimit të mëtutjeshëm të veprimtarisë së saj në kufirin libanez, derisa bëri thirrje për armëpushim në Gaza.
Bou Habib tha se Izraeli po e provokon Libanin “çdo ditë” dhe tha se beson që Hezbollahu nuk do luftë./UBTNews/