UBT News

Libani shënon 3 vjet nga shpërthimi katastrofik që tronditi Bejrutin

Libani shënon sot tre vjet që kur një nga shpërthimet më të mëdha jo-bërthamore në histori tronditi Bejrutin. Megjithatë, askush nuk është mbajtur përgjegjës pasi presionet politike dhe ligjore pezullojnë hetimin.

Më 4 gusht 2020, shpërthimi masiv në portin e Bejrutit shkatërroi një pjesë të madhe të kryeqytetit libanez, duke vrarë më shumë se 220 njerëz dhe duke plagosur të paktën 6,500.

Autoritetet thanë se katastrofa u shkaktua nga një zjarr në një magazinë ku një rezervë e madhe e nitrateve kimike industriale të amonit ishte ruajtur në mënyrë të rastësishme për vite me rradhë.

Tre vjet më vonë hetimi është i lënë pothujse pezull, me të mbijetuarit duke kërkuar ende përgjigje./UBTNews/

Exit mobile version