UBT News

LIBAN- Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë

Parlamenti i Libanit zgjodhi komandantin e forcave të armatosura, Joseph Aoun, si president të vendit. Aoun mori 99 vota në një raund të dytë nga 128 anëtarët e parlamentit.

Një votim fillestar në mëngjes nuk dha rezultate, pasi milicia pro iraniane Hezbollah dhe lëvizja aleate e saj “Amal” nuk e mbështetën Aoun në raundin e parë.

Ky ishte raundi i 13-të përpjekje i parlamentit për të zgjedhur një president. Libani ka qenë pa një kryetar shteti për më shumë se dy vjet, pasi Michel Aoun, i cili nuk ka lidhje me komandantin Joseph Aoun, la detyrën në fund të tetorit 2022, siç ishte planifikuar.

Që atëherë, vendi, me rreth 6 milionë banorë, është udhëhequr nga kryeministri Najib Mikati, i cili ka vepruar si kujdestar i qeverisë. Aktualisht, qeveria ka kapacitet të kufizuar për të vepruar, ndërsa zgjedhja e një presidenti ka dështuar vazhdimisht për shkak të luftës për pushtet brenda elitës politike. Seanca u zhvillua në prani të ambasadorëve të huaj dhe arabë, si dhe të dërguarit francez, Jean-Yves Le Drian./UBTNews/

Exit mobile version