UBT News

Liam Neeson zbulon kolegët ‘e bezdisshëm’: S’do të punoja kurrë me ta

Për Liam Neeson, një nga aftësitë më të mira që duhet të ketë një aktor është përpikëria. Në një intervistë për Rolling Stones, ylli i kinemasë i cili po promovon filmin e ri, “The Naked Gun”, ku luan krah Pamela Anderson, foli rreth aftësive që ka fituar gjatë karrierës.

Ai nuk hezitoi ‘të qortonte’ një kategori të caktuar kolegësh pasi tha se “nuk do të punonte kurrë” me ta.

“Me aktrimin, je gjatë gjithë kohës duke zbuluar. Më kupton ç’dua të them? Nuk ndihem kurrë sikur ia kam dalë. Ka gjëra për të mësuar, me aktorë dhe aktore të ndryshëm që punon. Siç thashë më herët, përpiqem të jem i vërtetë e të mbërrij në kohë. Kjo është e rëndësishme. Dëgjoj histori shqetësuese për aktorë dhe aktore që janë të talentuar, por vijnë në sheshxhirim me dy, tri apo katër orë vonesë. Nuk do të punoja kurrë me këta njerëz. Mendoj se është shumë ofenduese.”

Sigurisht Neeson nuk përmendi emra, por pranoi se përpikëria është thelbësore.

“Shumë e rëndësishme, mendoj. Ke një ekip prej  60, 70, 80 vetash që të presin ty. Më e pakta që mund të bësh është t’i respektosh duke ardhur në kohë.

Përndryshe, “The Naked Gun” debutoi në kinema fundjavën e shkuar. Neeson vjen në rolin e Frank Drebin Jr., i cili njësoj si babai i tij i cili luhej nga Leslie Nielsen, shkakton rrëmuja dhe të qeshura.

Exit mobile version