UBT News

Liam Hemsworth dhe e fejuara e tij mahnitin në premierën e “The Witcher”

Liam Hemsworth dhe e fejuara e tij, Gabriella Brooks, tërhoqën gjithë vëmendjen në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “The Witcher” në Londër të enjten.

Aktori 35-vjeçar, i cili luan rolin e Geraltit të Rivias në sezonin e katërt të serisë, u shfaq shumë elegant me një kostum blu të errët, të qepur me kujdes.

Ndërkohë, Gabriella Brooks, 29 vjeçe, mahniti me një fustan të zi të gjatë me një panel të prerë në bust, jakë të shkurtër dhe shpinë të hapur, të kompletuar me një fjongo në bel dhe këpucë elegante prej lëkure, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, Gabriella zbuloi fejesën me Liamin përmes një postimi në Instagram, ku numëron mbi 201 mijë ndjekës.

Në foton bardhë e zi, çifti shihej duke u përqafuar, ndërsa një tjetër imazh nxirrte në pah unazën mbresëlënëse të diamantit në dorën e saj.

Postimi u shoqërua me një emoji zemre të bardhë e mori urime nga miqtë dhe ndjekësit. Liam dhe Gabriella u ribashkuan në fund të 2019, pas ndarjes së aktorit nga Miley Cyrus, me të cilën ishte martuar në dhjetor 2018 dhe ishte ndarë vetëm tetë muaj më vonë.

Historia e Hemsworth dhe Cyrus kishte nisur gjatë xhirimeve “The Last Song”, duke kaluar nëpër fejesë, ndarje e ribashkim, përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2019.

Liam duket se ka gjetur qetësinë e lumturinë pranë Gabriellës. Dyshja u shfaqën të dashuruar dhe të buzëqeshur në premierën e filmit në Londër, duke konfirmuar lidhjen e tyre të fortë dhe elegante. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version