Robert Lewandowski do t’i mungojë Polonisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin “Qatar 2022” kundër Anglisë që do ta luajë në Wembley të mërkurën.
Sulmuesi i Bayern Munichut ka marrë një lëndim të gjurit në fitoren 3:0 të Polonisë të dielën kundër Andorrës. Në atë ndeshje ai arriti të shënoi dy gola.
Federata e Futbollit të Polonisë ka njoftuar se Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushe për afro dhjetë ditë, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.
Lewandowski është në dyshim edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit.