UBT News

Letra personale e Princeshës Diana del në ankand – pritet të shitet deri në 5 mijë dollarë

Një letër personale e Princeshës Diana, e shkruar në nëntor të vitit 1995, pritet të dalë në ankand këtë muaj dhe ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të familjes mbretërore britanike.

Në letrën prej dy faqesh, të dërguar pas intervistës së saj të njohur në “Panorama”, Diana e falënderon mbështetësin e saj Michael Barratt dhe shpreh shpresën se rrëfimi i saj publik do të ndihmojë gra të tjera që përballen me vështirësi në jetën personale.

Dokumenti, i datës 27 nëntor 1995 dhe i shkruar në letër zyrtare të Kensington Palace, vlerësohet se mund të shitet për 4 mijë deri në 5 mijë dollarë në ankandin që do të mbahet më 9 qershor.

Përveç letrës, në ankand do të përfshihen edhe sende të tjera të lidhura me Princeshën Diana, përfshirë materiale nga Madame Tussauds dhe një veturë Jaguar që ajo ka përdorur gjatë viteve ’90.

Exit mobile version