Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se është kërcënuar nga bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, përmes një letre e cila është dërguar në emër të presidentes.
Përmes kësaj letre i është kërkuar Musliut që të kërkojë falje për deklaratën e saj, ku e ka quajtur Sadriun “Ambasador me korrespondencë…”.
Po ashtu në këtë letër që e ka siguruar Klankosova.tv , asaj i është bërë me dije se do të ngritet padi civile për shpifje.
Kjo është letra e plotë:
