Presidenti letonez, Egils Levits u ka kërkuar vendeve perëndimore që të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën në mënyrë që ta ndihmojnë Ukrainën t’i përgjigjet një ofensive të re të mundshme ruse nga muaji i ardhshëm.
“Ne duhet t’i japim të gjithë mbështetjen e nevojshme Ukrainës, veçanërisht sepse Rusia po përgatit një ofensivë në shkurt dhe mars dhe Ukraina duhet të ketë të gjitha armët dhe mbështetjen e nevojshme për t’i rezistuar kësaj ofensive”, tha Levits për Al Jazeera të hënën në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
“Prandaj të gjitha tanket duhet t’i jepen Ukrainës kur të jetë e mundur”, tha ai.
Thirrja vjen disa ditë para se zyrtarët perëndimorë të mbrojtjes të marrin pjesë në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein të Shteteve të Bashkuara në Gjermani./UBTNews/