Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot për një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë të Moskës.
Rreth 300 mijë njerëz me përvojë të mëparshme ushtarake do të thirren për të luftuar në Ukrainë.
Ndaj këtyre deklaratave pati reagime të shumta. E edhe Letonia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, tha se nuk do t’u ofrojë strehim rusëve të arratisur nga mobilizimi i trupave të Moskës.
Ministri i jashtëm letonez, Edgars Rinkevics në një postim në Twitter konfirmoi lajmin, duke përmendur shkaqet e sigurisë./UBTNews/