UBT News

Letonia i ofron mbështetje Kosovës për anëtarësim në NATO

Letonia i ka ofruar mbështetje Kosovës për anëtarësimin në NATO. Kështu u tha në konferencën për medie të mbajtur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku më homologun e tij letonez, Artis Pabriks.

Ministri Mehaj tha se homologut të tij i ka kërkuar që përvojën ushtarake t’i sjellë në Kosovë.

Ndihmë tjetër Mehaj ka kërkuar edhe në procesin e anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Sot kam nderin ta pres mikun tim dhe falënderim që i keni dhënë mbështetje Kosovës, ku siç e dini. Letonia i ka 150 ushtarë në kuadër të KFOR-it. Për në që jemi në bazë operacionale, përvoja e këtij shteti si anëtare e NATO-s është e rëndësishme për fazat që po kalon Kosova. Bashkëpunimi jonë shtrihet në shumë fusha, e sidomos në procesin e anëtarësimin e Kosovës në NATO. Letonia ka përvojë ne operacione ndërkombëtare dhe për këtë në nivel ekspertesh t’i dizajnojmë bashkëpunimin sa më të ngushte ne aspektin e mbrojtjes së shteteve tona. Po ashtu biseduam për tranzicionin që po kalon ushtria jonë, gjithashtu kam kërkuar që të marrim pjesë në operacione së bashku me shtetin e Letonisë”. 

Ministri letonez, Artis Pabriks, u shpreh se është hera e dytë që gjendet në Kosovë, por që ka parë një progres të madh në Kosovë.

“Është hera e dytë që jam në Kosovë dhe kam parë një progres që kanë bërë njerëzit e Kosovës. Jemi përfaqësues të KFOR me 150 trupa dhe jemi në gjendje të ju ndihmojmë juve si shtet, po ashtu edhe në aspektin politik dhe për tu bërë anëtare te NATO-s. E dimë se nuk do të jetë e afërt por ne do të bëjmë punën tonë. Na duhet ta rishikojmë memurandunin e bashkëpunimin që janë bërë para 12 vitesh dhe do ta bëjmë sërish të vlefshëm këtë memorandum. Unë e ftoj ministrin Mehaj që ta vizitojë Lituaninë”, tha ai.

Exit mobile version